Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Intervistë ekskluzive e Vedat Muriqit për Artmotion: Jam gati për ndeshjen kundër Real Madridit (VIDEO)

NULL NULL
11.04.2024 19:34
Intervista e Vedat Muriqit për Artmotion

Një ndeshje tejet interesante e pret të shtunën sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi.

Skuadra e tij Mallorca do të ndeshet me Real Madridin.

Loja do të luhet në “Estadi Mallorca Son Moix”, nga ora 18:30.

Në një intervistë ekskluzive për Artmotion, Muriqi tha se është i gatshëm për përballjen me “mbretërit”.

“Jemi duke u përgatitur për këtë lojë dhe besoj që do të dalim në ditën e lojës do të jemi 100 përqind të koncentruar për lojë”, tha ai në intervistën për Artmotion.

“Pirati” u shpreh se kur e di se në stadium ka tifozë nga Kosova është edhe më i motivuar për lojë.

29-vjeçari pati shënuar në përballjen e kaluar pati shënuar gol në “Santiago Bernabeu”.

Intervista është zhvilluar nga drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova, Lumbardh Salihu./ Klankosova.tv

lajme të ngjashme