Intervistë ekskluzive e Faton Pecit në “DPT te Fidani” pas kandidaturës për kryetar të Mitrovicës NULL NULL 02.07.2025 17:13 02.07.2025 17:13 Të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i Partisë Guxo për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci. Në pjesën e intervistës kryesore do të diskutohet për kandidaturën e tij për kryetar të Mitrovicës. Gjithashtu me ish-ministrin e Bujqësisë do të flasim edhe për zhvillimet e fundit në skenën politike në vend, konkretisht për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës si dhe për takimet e sotme. Pse vendosi Faton Peci t’i hyjë garës për Mitrovicën? A do të heqë dorë VV-ja nga Albulena Haxhiu? A pritet të ketë zhbllokim të situatës? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025