Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Intervista e parë që nga dalja e BBVK3, Sara: U mora me veten, familjen dhe miqtë e mi (VIDEO)

NULL NULL
16.03.2025 15:24

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Sara Kolami, në emisionin Sol të Klan Kosovës ka dhënë intervistën e parë që nga dalja e saj nga shtëpia më e madhe në vend.

Aktorja tregoi se çfarë ka bërë në këtë periudhë kur ka vendosur të qëndrojë larg syrit të mediave.

“Kam dashtë të marrë kohë për veten time, të merrem me veten time, edhe me njerëzit e mi që pritën jashtë. Sepse ata më kanë parë, duhesha të informohesha se si ishte familja ime, shoqëria, por edhe mu dashtë të merrem me veten time dhe shpirtin tim”, ka thënë Kolami.

Ndër tjera, ajo ka theksuar se që nga dalja e shtëpisë më të madhe në vend, atë e përcollën vetëm emocione të mira.

“Kur dola kisha vetëm emocione të mira, ka qenë një periudhë intensive dhe sfiduese në shumë aspekte, por kur dola e pash se ia vlente”, ka thënë Kolami. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme