Interpol për Radoiçiqin: Nuk lëshojmë urdhërarreste, i shpallim personat në kërkim NULL NULL 07.12.2023 13:04 07.12.2023 13:04 Terroristi Milan Radoiçiq Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, tha gjatë ditës për Klan Kosova se është lëshuar një urdhërarrest nga Interpoli ndaj Milan Radoiçiqit, organizatorit kryesor të agresionit të Banjskës më 24 shtator ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. E kontaktuar nga Klankosova.tv, organizata ndërkombëtare policore Interpol tha se ata nuk lëshojnë urdhërarreste, por vetëm “njoftime të kuqe”. “Interpol lëshon alarm ndërkombëtar, të njohura si ‘Red Notice’ (Njoftimi i Kuq), duke i shpallur personat në kërkim”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv. Derisa rreth rastit të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, thanë se nuk i komentojnë rastet individuale. Në ueb-faqen e Interpolit, thuhet se një “Njoftim i Kuq” është një kërkesë për zbatimin e ligjit në mbarë botën për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht një person në pritje të ekstradimit, dorëzimit ose veprimeve të ngjashme ligjore. “Një njoftim i kuq nuk është një urdhër arresti ndërkombëtar”, thotë Interpoli. Më tej sqaron se individët kërkohen nga vendi anëtar kërkues, ose gjykata ndërkombëtare. Vendet anëtare thuhet se zbatojnë ligjet e tyre për të vendosur nëse do të arrestojnë një person. /Klankosova.tv Kërkesa për urdhërarrest ndaj Milan Radoiçiq u parashtrua nga Prokuroria Speciale Urdhërarresti i Interpolit për Radoiçiqin konfirmohet nga Rashiqi *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Kënaqësi që mora pjesë në hapjen e ekspozitës së fotogazetarit Blerim Uka 1 orë më parë
Kosova Arrestimi i shtetasit serb për planifikim të vrasjes, Prokuroria po tenton të zbulojë edhe ndonjë të dyshuar tjetër 1 orë më parë