Interi rrëmben fitore të rëndësishme te Sassuolo NULL NULL 02.10.2021 22:41 02.10.2021 22:41 Interi ka realizuar fitore të rëndësishme si mysafir i Sassuolo-s me rezultat 1:2, në xhiron e shtatë të Serie A-së. Domenico Berardi fillimisht kaloi vendësit në epërsi nga pika e bardhë në minutën e 22-të. Ndërkaq, kampioni në fuqi i Italisë u kthye në pjesën e dytë, së pari me golin e Edin Dzeko-s në minutën e 58-të e pastaj me atë të Lautaro Martinezit nga penaltia në të 78-tën. Dzeko-s iu anulua një gol në minutën e 82-të nga referi, dhe Zikaltrit fituan sidoqoftë, 1:2. Këto tri pikë e qesin Interin në pozitën e dytë me 17 pikë, një më pak se Napoli që mban të parën me një lojë më pak të zhvilluar. Në anën tjetër, Sassuolo ka vetëm shtatë pikë në pozitën e 13-të. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 3 days