Interi i “çmendur” fiton në minutat e shtesës ndaj Veronës NULL NULL 02.11.2025 14:42 02.11.2025 14:42 Interi ka arritur të fitojë në udhëtim te Verona në javën e 10-të të Serie A. Skuadra e Cristian Chivu ia doli të fitonte 1-2 në stadiumin Bentegodi. Zielinski shënoi një gol fenomenal në minutën e 16-të pas asistimit të Çalhanoglut. Verona barazoi me golin e bukur të Giovane në minutën e 40-të. Zikaltërit golin e fitores e shënuan në minutën 90+4 pas një autogoli të Freses. Interi me këtë fitore ka 21 pikë në vendin e tretë 1 më pak se Napoli kryesues. Verona ndërkohë ka 5 pikë në vendin e 18-të. Javën e ardhshme Interi pret Lazion ndërsa Verona udhëton te Lecce./Klankosova.tv