Interi fiton me poker ndaj Udineses NULL NULL 09.12.2023 22:49 09.12.2023 22:49 Interi ka shënuar fitore ndaj Udineses, me rezultat 4-0, në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A. Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Hakan Calhanoglu, në minutën e 37’, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë Federico Dimarco e dyfishoi epërsinë e zikaltërve. Marcus Thuram në minutën e 44’ e trefishoi epërsinë dhe e dërgoi Interin në epërsi prej tre golave në pushimin në mes dy pjesëve. Ndërkohë golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi Lautaro Martinez, në minutën e 84’. Interi pas 15 xhirove renditet në vendin e parë me 38 pikë të grumbulluara. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.