Interex sjell konceptin e ri Extra, hapja e madhe të premten NULL NULL 15.09.2022 11:31 15.09.2022 11:31 Lideri i Kosovës në rrjetin e dyqaneve për blerjen e produkteve ushqimore, veshmbathjeve, mallrave dhe orendive, Interex është gati për një hap tjetër të madh. Me ekstra dashuri dhe ekstra hapësirë, Interex tani është gati të sjell konceptin e ri EXTRA. Ky koncept i ri dhe i shumëpritur nga konsumatorët pritet të lansohet në Central Park këtë të premte, më 16 shtator nga ora 18:30. Me këtë koncept, Interex synon të rris jo vetëm shërbimin dhe hapësirën, por edhe asortimentin. Me hapjen e Interex Extra, klientët e dashur të Interex, të cilët gjithmonë kanë besuar dhe zgjedhur pikërisht rrjetin e dyqaneve të tyre do të kenë mundësi zgjedhje të kategorive të reja dhe produkteve të reja gjithashtu. Megjithatë, diçka që nuk ndryshon janë çmimet e lira! “Me ekstra mirë, ekstra lirë”, tani Interex Extra ju pret dhe me “ekstra dashuri dhe ekstra hapësirë”. Interex Extra, aty ku nuk do t’ju mungoj asgjë!