Interesim i shtuar i mjekëve dhe infermierëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19 (VIDEO) NULL NULL 07.05.2021 12:21 07.05.2021 12:21 Në sallën “1 tetori” në Prishtinë është duke vazhduar procesi i vaksinimit me kundër COVID-19. Ndër kategoritë e para të popullsisë që do të vaksinohen janë mjekët dhe infermierët. Klan Kosova mëson se sot vërehet një interesim më i shtuar i stafit mjekësor për t’u vaksinuar. Kujtojmë se të marten kanë mbërritur edhe 4680 doza të vaksinave Pfizer. Ndërsa gjatë muajit mars ka arritur kontingjenti i parë me 24 mijë vaksina të llojit Astra-Zeneca. klankosova.tv