Interesante: Qytetari me tortë “feston” 7 vjetorin e mosrregullimit të rrugës Dollc-Gjakovë (FOTO) NULL NULL 15.03.2026 11:24 15.03.2026 11:24 Një qytetar në mënyrë simbolike e ka shënuar 7 vjetorin e mospërfundimit të rrugës Gjakovë-Dollc. Ai ka dal sot pikërisht në këtë pjesë me një torte duke ia bashkangjitur disa fotografi nga gjendja e rrugës e cila ishte bërë si shkak i punimeve. Kjo rrugë ishte dëmtuar para 7 vjetësh nga rrëshqitjet e dheut dhe as pas kaq kohësh nuk është sanuar dhe nuk kanë përfunduar punimet në të. E kjo ju ka sjellë qytetarëve mjaft probleme në lëvizje. Klan Kosova ka siguruar fotografi nga kjo vetiniciativë e këtij qytetari.