Inter Miami sfidon PSG-në për çerekfinale, ish-yjet e Barçës luajnë nga fillimi NULL NULL 29.06.2025 17:05 29.06.2025 17:05 Ylli argjentinas, Leo Messi, do të përballet sot nga ora 18:00 me ish-skuadrën e tij, PSG-në, në kuadër të 1/8-së së finales të Kupës së Botës për Klube. Kampioni i Evropës do të kërkojë kalimin në çerekfinale, ku përballë do ta ketë Inter Miamin. Të dyja skuadrat tashmë i kanë bërë zyrtare formacionet e tyre, ku Miami në sulm starton me Messin dhe Suarezin, kurse PSG-ja me Doue, Barcolan dhe Kvarastkhelian. Më poshtë gjeni formacionet zyrtare të të dyja ekipeve: PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes, Vitinha, Neves, Ruiz, Doue, Barcolan dhe Kvarastkhelian. Inter Miami: Ustari, Alba, Allen, Falcon Picart, Weigandt, Allende, Redono Soloari, Busquets, Segovia, Suarez dhe Messi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.