Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Inter blindon Chivun – trajneri rumun rinovon kontratën

NULL NULL
08.05.2026 15:11

Kampioni i sapo shpallur i Italisë, Inter, ka vendosur ta vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Cristian Chivu, pas sezonit të suksesshëm të zikaltërve në Serie A.

Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesit e Interit kanë arritur marrëveshje me teknikun rumun për rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2028, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt.

Presidenti Beppe Marotta dhe drejtuesit e klubit janë ndarë të kënaqur me punën e Chivut, i cili në sezonin e tij të parë të plotë në krye të ekipit arriti ta udhëheqë Interin drejt titullit kampion në Serie A, njofton Klankosova.tv.

Mediat italiane raportojnë se trajneri rumun do të përfitojë edhe rritje page me kontratën e re, ndërsa projekti i klubit do të vazhdojë të ndërtohet rreth tij.

lajme të ngjashme