Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Intensifikohet fushata “Mendoj Për Ty” (VIDEO)

NULL NULL
15.05.2015 20:23

Aktorja Anisa Ismajli fustanin e saj më të mirë ua dedikoi grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Njëjtë si Ismajli veproi edhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.

Fustanin e saj, të cilin tha se e veshi në një gëzim familjar, e dhuroi një javë më parë edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Jahjaga nuk mungoi as në aksionin e së premtes, i cili u organizua nga Këshilli për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.

Këtu u panë edhe ambasadorët e SHBA-së, Francës e Italisë, si dhe përfaqësuesi special i BE-së, Samuel Zhbogar, transmeton Klan Kosova.

Zemërgjerë në aksionin që përkrahë viktimat e dhunës seksuale u treguan edhe shumë qytetarë.

Sipas organizatores Alketa Xhafa Mripa, gjatë këtij aksioni në këtë qendër grumbullimi janë dhuruar mbi 1200 fustane.

Kronikë nga Arbresha Fazliu.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.