“Intelektualët” rikthehen pranë Dritës, shikoni se çfarë bëjnë ata (VIDEO) NULL NULL 13.08.2024 14:50 13.08.2024 14:50 FC Drita, Intelektualet, Conference League Foto: Intelektualet, Video: Ardit Demaku Drita po bëhet gati për njërën nga sfidat më të rëndësishme në histori të klubit. Të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, gjilanasit luajnë kartën e fundit për një biletë që dërgon në finale të kualifikimeve në UEFA Conference League, njofton Klankosova.tv. Për ta mbështetur skuadrën në ballafaqimin ndaj FK Audas, tifozët e tre herë kampionit të Kosovës kanë paralajmëruar udhëtim masovik drejt kryeqytetit. Kjo do të jetë hera e parë që 24 Prilli, që “Intelektualët” kthehen në tribunë, në mbështetje të ekipit të zemrës. Kjo meqë pas ndeshjes së vlefshme për Kupën e Kosovës, ku Drita u mposht nga Prishtina, kishte një mal të tërë ndasish mes klubit dhe tifozëve, por duket që pesha e duelit evropian ka bërë që ato të tejkalohen, të paktën në këtë fazë ku skuadra gjendet, raporton KlanKosova.tv. Tifozët ‘bardhë e kaltër’ kanë ditur në të kaluarën që të krijojnë atmosferë fantastike në Prishtinë, sa herë kanë udhëtuar për ta përkrahur Dritën. Ndeshja e kthimit në kuadër të rrethit të tretë eliminator në UECL, ndërmjet Dritës dhe Audës, zhvillohet më 15.08.2024 dhe fillon në orën 20:00. Përballjen e parë në Letoni e fituan vendasit 1-0. Skuadra që e kalon turin, lufton në Play-Off për një vend në fazën e grupeve.