Instituti Albanologjik i Prishtinës nesër mban mbledhje komemorative në nderim të Kadaresë NULL NULL 01.07.2024 22:30 01.07.2024 22:30 Ismail Kadare Instituti Albanologjik i Prishtinës nesër në ora 10:00 do të mbajë mbledhje komemorative në nderim të shkrimtarit, Ismail Kadare. Kështu ka bërë të ditur Dega e Letërsisë – Instituti Albanologjik i Prishtinës në Facebook, duke e quajtur Kadarenë, shkrimtar ikonik që i dha shenjë të përbotshme kulturës dhe artit të shkrimit të bukur shqip. “Të dashur miq dhe dashamirës të veprës letrare të Ismail Kadaresë, shkrimtarit pasaportë të letërsisë shqipe, i cili na la në mëngjesin e ditës së sotme”. “Instituti Albanologjik i Prishtinës gjatë ditës së nesërme, 2 korrik, ora 10:00, do të mbajë një mbledhje komemorative në nderim të krijimtarisë artistike të gjeneralit të letërsisë shqipe, shkrimtarit ikonik që i dha shenjë të përbotshme kulturës dhe artit të shkrimit të bukur shqip”, thuhet tutje në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një muaj paraburgim të arrestuarit në Serbi, mbi pretendimin për krime në Koshare 4 orë më parë