Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Institucionet paralele, Albin Kurti i qet mbi vete? (VIDEO)

NULL NULL
16.01.2025 20:31

Urdhrin e jepte Prokuroria e Shtetit, e atë e zbatonte Policia e Kosovës.

Në këtë mënyrë zakonshëm zhvilloheshin operacionet nga ky organ sigurie.

Por kësaj here bajrakun e mori Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në krye me Elbert Krasniqin nga i cili një ditë më parë u dha urdhri që të niste aksioni për mbylljen e institucioneve paralele në disa prej komunave të Kosovës.

E një urdhër i tillë i dhënë nga një ministër, u bë për herë të parë, veprim të cilin  nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e quajnë kokë e këmbë populist në kohë fushate.

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka thënë se një veprim i tillë nuk duhet të përsëritë më.

Mbylljen përkohësisht të këtyre institucioneve e bëri ministria e Industrisë, Ndërmarësisë dhe Tregtisë në krye me Rozeta Hajdarin.

Me këtë rast, nga IKD-ja kanë thënë se nga Qeveria e Kosovës,  institucionet paralele po i trajtojnë si biznese.

Ndërkaq, një ish zyrtar policor ka shpjeguar detajisht se si do duhej të vepronte Policia e Kosovës në aksione të tilla.

Ish polici, tashmë njohës i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi veprimin e një dite më parë e ka quajtuar autoritar.

lajme të ngjashme