Institucionet nuk e kujtojnë Zekiria Canën (VIDEO) NULL NULL nga Arjeta Sinani 10.01.2023 20:54 nga Arjeta Sinani 10.01.2023 20:54 Vendin në rendin e parë e kishte të rezervuar çdoherë kur në pyetje ishte kontributi për popullin. Veprimtari i ndjerë, Zekiria Cana, ishte i rreshtuar krahë kauzave të popullit gjatë gjithë jetës së tij. Këtë të martë bëhen 14 vjet që nga vdekja e tij, në këtë datë djali i tij, Lirak Cana thotë së gjatë viteve të 90-ta shtëpia e tyre u bë shtëpi e popullit. “Ne çdo ditë i kemi pas 20-30 vetë në shtëpitë e tona që kane qenë të rrahur, e që është dashtë me u kujdes ne për ta”, ka thënë Cana. Zekiria Cana, ishte, iniciues për themelimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, u rreshtua krahë Anton Qetës për pajtimin e gjaqeve e iniciues për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.