Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Instagram prezanton “Layout”

NULL NULL
02.04.2015 09:52
Instagram prezantoi aplikacionin e ri Layout, i cili do të ndihmojë njerëzit të krijojnë kolazhe me fotot e tyre para se t’i shpërndajnë në rrjetet sociale.

Aplikacioni do të jetë fillimisht në dispozicion tek iPhone, ndërsa një version Android do të vijë në muajt në vazhdim.

Layout është aplikacioni i dytë i mëvetësishëm brenda aplikacionit kryesor Instagram. Aplikacioni tjetër i Instagram-it është Hyperlapse, i cili përdoret për të incizuar video. Aplikacioni i ri u jep mundësi përdoruesve të zgjedhin 9 foto nga albumi i tyre në telefon, ose të shkrepin foto të reja. Fotot mund të bashkohen në forma dhe madhësi të ndryshme.

Me aplikacionin Layout mund të shpërndani imazhe direkt në Instagram dhe Facebook; t’i ruani ato në iPhone, ose t’i shpërndani në aplikacione të tjera, si Dropbox, Flipboard, Google+ dhe Snapchat.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.