Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Inspektorët shëndetësorë në grevë për paga

NULL NULL
22.01.2019 11:00

Inspektorët shëndetësorë, të pakënaqur me nivelin e pagave, dje kanë hyrë në grevë të përgjithshme. Sipas tyre, është e papranueshme që pagat të jenë më të vogla se të infermierëve, raporton Ekonomia Online.

Diana Shehu-Devaja, anëtare në këshillin grevist ka thënë prapa kamerave se grevën do ta vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Inspektorati shëndetësor sot ka hyrë në grevë për shkak të mos barasvlerësimit të pagës me pagën e profesionistit shëndetësorë, meqenëse ngritja jonë profesionale është mjek, farmacist, stomatolog dhe të gjithë janë farmacist shëndetësorë. Janë të licencuar që 5 vjet si punëtor shëndetësor, janë anëtarë të odave, ju kanoset rreziku për humbje të licencës pas 5 viteve, sepse odat kërkojnë së paku 2 vite me punu në profesion”, ka thënë Shehu-Devaja.

Ajo i ka thënë EOse si profesionist janë të diskriminuar për shkak që sipas saj paguhen më pak se sa një infermiere.

Inspektorët paralajmërojnë që greva do të vazhdojë nëse kërkesat e tyre nuk do të realizohen.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.