Inspektorati sanitar i AUV kontrollon dyqanet nëse po i zbatojnë masat kundër koronavirusit NULL NULL 18.04.2020 17:46 18.04.2020 17:46 Agjencia e ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit Sanitar bashkë me Policinë është duke vijuar kontrollet si dhe monitorimin e zbatimit të masave të marra për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19. “Masat e marra për parandalimin e Covid-19, gjatë monitorimeve është vërejtur zbatim rigoroz i masave të marra kundër përhapjes së Covid -19, si përdorimi i maskave, dorezave, njoftimi i planit të masave si dhe ruajtja e distancës fizik sociale, vendosjen e mjeteve higjienike për pastrim të duarve si dhe kryerjen e dezinfektimit . Rastet e paketa të cilat u hasen në teren që nuk i përmbaheshin rregullave të vendosura, u shqiptoheshin vërejtjet dhe masat ndëshkimore. Sot janë duke u inspektuar Prishtina, Fushe Kosova, Obiliqi, në ekipe kontrolli inspektuese të ndara për të mbikëqyrë situatën edhe gjatë vikendeve. AUV është i pranishëm në të gjithë vendin në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve dhe shëndetit publik. Po kontrollohen të gjitha dyqanet ushqimore dhe institucionet të cilat ofrojnë shërbime për qytetarët se a janë në pajtueshmëri të plotë me masat qe burojnë nga vendimet e qeverisë dhe Ligji për sëmundjet infektive. Inspektorati sanitar është mire i përgatitura profesionalisht, ka përvojën për zbatim të mirëfillte të masave për parandalim të përhapjes se sëmundjeve ngjitëse” thuhet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 4 orë më parë