Inspektorati jep detaje rreth rekomandimit për suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë NULL NULL 08.08.2019 18:10 08.08.2019 18:10 Inspektorati Policor i Kosovës thotë se ka pranuar disa informacione nga Avokati i Popullit lidhur me dyshimet për tejkalim të autorizimeve policore respektivisht keqtrajtim nga disa zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Gjakovë, transmeton Klan Kosova. Hetuesit e IPK-së pas pranimit të informacionit kanë ndërmarrë veprime hetimore në konsultim me prokurorin kompetent duke ndërmarrë veprime hetimore dhe sigurimin e dëshmive të ndryshme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti. Pas mbledhjes së informacioneve nga hetuesit në konsultim me prokurorinë kompetente, Inspektorati Policor ka hapur rast penal lidhur me këtë çështje me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” . Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Gjakovës (një major, një kapiten, një rreshter dhe tre zyrtarë policorë) deri në përfundim të këtij hetimi penal. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025