Insiston Slobodan Petroviq: Ka mashtrim të opinionit, pati vjedhje të madhe votash në procesin zgjedhor NULL NULL 23.10.2019 21:40 23.10.2019 21:40 Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale (SLS) në Kosovë, Slobodan Petroviq, ka treguar se si vijoi procesi zgjedhor i 6 tetorit ndërsa shfaqi pakënaqësitë e tij lidhur me rezultatet. Petroviq ka deklaruar se ka pasur vjedhje industriale votash në komunat me shumicë serbe, njofton Klan Kosova. ”Kjo është dukuri që shfaqet për herë të parë dhe ajo që mendojmë para së gjithash është se mashtrim i opinionit në raport me problemet – vjedhjen më të madhe që është bërë gjatë procesit zgjedhor këto vota 3700 nuk është se kanë ndonjë ndikim në këtë proces zgjedhor”. ”Ajo që nga disa javët e kaluara kemi paralajmëruar se do të kemi një skenar të tillë, nuk ua kanë paraqitur institucioneve përkatëse por ajo që së paku për ne e morëm si një shfaqje në mënyrë që vëmendja të kthehet jo aty ku kemi pasur një vjedhje më të madhe të votave”. ”Kam dosje plotë dëshmi, janë të dhëna nga KQZ dhe janë shkresa origjinale nga vendvotimet, ajo që është evidente, procesverbalet nuk përputhen me kutitë dhe numrin e votave”. ”Po del që kemi nga dyproces verbalë, madje kemi procesverbale me dy numra të ndryshëm. Kemi dy fenomene, Lista Serbe ka më shumë vota tash se në ato paraprake, dhe ka pasur një rrethanë edhe më të vështirë të rënduar sepse ka qenë kusht të votohet vetëm me letërnjoftim të Kosovës dhe partitë tjera kanë pasur shumë pak vota dhe disa komuna kanë pasur një numër të vogël të votave. Lista Serbe ka një numër më pak të votave”. ”Kjo do të thotë që 8600 e disa vota janë jashtë këtyre komunave, por 9000 vota është e çuditshme. Ka veprime teknike që bie fjala në Vushtrri, në qendër të qytetit ku janë 427 vota në vendvotim ku të gjitha votat janë përshkruar për Listën Serbe. Fushata nga Beogradi një muaj para kësaj ka qenë rë raport me SLS që është e njëjtë me partinë shqiptare, zgjedhjet kanë përfunduar dhe kemi disa vota jashtë këtyre komunave dhe Lista Serbe ka me mijëra vota. Më vjen keq që kemi një numër më të madh, nëse kemi 9000 vota”. ”Dua të tërheq një vërejtje ne kemi konsultuar disa njerëz si parti parlamentare me dhjetra vëzhgues. Këta njerëz kanë pasur kanosje kërcënimi, në këtë rast ua kemi paraqitur policisë që ajo të merret me këtë. Ne kemi një situtatë që 250 dallime të votave në kuti në raport me procesverbalin. Në një kuti kemi 21 votë dhe aty është përmirësuar me laps dhe nuk e di se si KQZ e ka pranuar një procesverbal të tillë. Dhe që të jetë edhe më e çuditshme në këtë vendvotim ka votuar, kandidati ynë për deputet dhe ai ka dalur që ai nuk ka votuar për veten”. Ai në Analizën Zgjedhore tha se ka pasur mospërputhje mes numrit të votave dhe numrit të letërnjoftimeve që kanë lejuar institucionet e Kosovës, njofton Klan Kosova. ”Shtërpca po del të jetë fenomen. Aty kemi dy procesverbale dhe shkruan se aty mungon një fletëvotim. Kemi shembuj ku bie fjala procesverbalet në vend të ngjarjes me kuti kemi dallime me 15 vota. Ky numër nuk përputhet me numrin e votave, në një vend mungojnë kushedisa vendvotime. Kemi rastin kur kemi të bëjmë me Veriun dhe Jabllanoviq ka raportuar disa raste atë ditë. Kemi një rekorder që ka votuar 18 herë, e kanë fotografuar. SLS i ka 4300 anëtarë të regjistruar, si ka mundësi që të kemi 2000 vota. Kemi pasur një ministri dhe për këto dy vite SLS ka bërë aq shumë gabime”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.