Insiston Kurti: Zvogëlojmë praninë e policisë në veri kur të largohen bandat kriminale NULL NULL 01.06.2023 14:12 01.06.2023 14:12 Kryeministri Albin Kurti, nuk ka ndërruar qëndrim për çështjen e veriut, as pas kërkesave dhe sanksioneve të SHBA-së, drejt Kosovës. Derisa ka deklaruar se tensionet në veri u shkaktuan nga grupet e armatosura të Serbisë, Kurti insiston që të paktën zvogëlimi i pranisë së Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale atje, ndodhë atëherë kur të largohen këto banda kriminale, transmeton klankosova.tv. ”Unë natyrisht që mund ta paramendoj zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës nëpër ndërtesat e komunave në veri, atëherë kur të largohen këto banda kriminale të nacionalizmit e shovinizmit të djathtë ekstrem, të cilat e adhurojnë Millosheviqin e Putinin”. ”Ato, ose le të shkojnë në Serbi, ose duhet t’i çojmë në burg”. ”Mirëpo, nuk ka mundësi që ne të mos i mbrojmë asetet dhe ndërtesat e Republikës nga bandat e tilla. Kur ato të largohen ose mbyllen, ne do të mund ta zvogëlojmë prezencën”. Kujtojmë që SHBA vazhdimisht ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të largojë praninë e Policisë së Kosovës nga komunat në veri dhe t’u gjejë kryetarëve shqiptarë të zgjedhur lokacion jashtë objekteve komunale për t’i kryer detyrat e tyre. Veç kësaj, sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, u kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë zgjidhje për qetësim të situatës, dhe t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO) 03/10/2023
Kosova Sulmi ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Beha: Të rinjtë u motivuan nga autoritetet serbe (VIDEO) 03/10/2023