Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Insistimi i BE-së: Dialog në tavolinë, jo në media e publik (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 20.09.2023 20:27
stano

Në zyrat e misionit të BE-së në Nju Jork, Josep Borrelli priti presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, atë të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, të Madeqonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe anëtarin korat të presidencës së Bosnjës, Zheljko Komshiq.

Shefi i diplomacisë evropiane “guxoi” që ta quajë gjashtëshen ballkanike si anëtarët e ardhshëm të Bashkimit Evropian, duke shtuar mes tjerash se po përgatitet vala e ardhshme e zgjerimit.

Në ngjarje qe i pranishëm edhe zyrtari më i kritikuar evropian i momentit nga ana e Kosovës, emisari për dialogunun, Miroslav Lajçak.

Sllovaku tha se folën me mysafirët në detaje për zgjerimin dhe se i janë përgjigjur atyre që i quan “pyetjeve e shqetësimeve legjitime” që kishin liderët.

Ndërkohë në Bruksel po thonë se blloku 27 anëtarësh nuk heq dorë nga bisedimet Kosovë-Serbi, derisa kujtuan deklaratën e lëshuar nga unioni të martën.

Me anë të saj ju kërkohet dy vendeve të përmbushin obligimet që i kanë në dialog, përfshirë zbatimin e ujdive të kaluara.

“Qëllimi i Bashkimit Evropian është që të vazhdojë zhvillimin e dialogut aty ku e ka vendin. Kjo do të thotë në tavolinën e negociatave e jo në publik, pra jo jashtë në media. Palët e dinë shumë mirë se çka pritet prej tyre të bëjnë, në mënyrë që të përparojnë në dialog në normalizimin e raporteve dhe të përparojnë në rrugën evropiane, sepse këto dy procese janë të ndërlidhura me njëra tjetrën”, tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së për Politikë të Jashtme.

Më 14 shtator u mbajt rrethi më i ri i dialogut të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Bisedimet që zgjatën disa orë përfunduan pa asnjë rezultat, përderisa ishte Kurti ai që akuzoi Lajçakun se po i mban anë Serbisë, e nuk po e kryen detyrën që i takon.

lajme të ngjashme