Iniciativa e dyshimtë: Avokatët premtojnë rritje të pensioneve (VIDEO) NULL NULL 07.04.2024 20:52 07.04.2024 20:52 Deri para pak dite kjo shpallje e nxiti kurreshtjen e pensionistëve në Prizren. E vendosur në vendin ku frekuentohet shumë nga kjo kategori, dikujt edhe ia mbushi mendjen për ta rritur pensionin. Me shpresë se do të marrin nga 500 euro në muajt, siç u premtonin disa persona që veten e quanin avokat, edhe i bënë gati dokumentet për t’i dorëzuar. Këta avokat u kishin premtuar se, për një pagesë prej 20 eurove, do t’i fitojnë rastet bazuar në një nen të ligjit për paga. Atyre i kishte besuar edhe një përfitues I pensionit të veteranëve nga Malisheva të cilit I janë kërkuar vetëm 3 euro shërbim. Ai tashmë i ka bërë gati dokumentet të cilat do t’I dorëzoj të hënën në komunë. Ekipi i Klanit bashkë me të shkoi tek shtëpia e njërit prej personave që ia kishte ofruar këtë shërbim, por ai nuk pranoi të flet me gazetarin e televizionit. Kjo i ngjalli dyshimet veteranit të UÇK-së, megjithatë ai do të dorëzoj dokumentet sic I është premtuar. Por, ka edhe të tillë që nuk u bvesojnë këtyre premtimeve, sikurse ky zotëriu nga Prizrenit. Për këtë rastë kanë reaguar edhe nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, të cilët përmes njoftimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimit nga disa persona të papërgjegjshëm. Kronikë e përgatitur nga gazetari Arlind Beqiraj: