Infrastruktura e kryeqytetit: Kush po e bllokon unazën e Prishtinës (VIDEO) NULL NULL 02.03.2026 20:43 02.03.2026 20:43 Në programin e qeverisë 2021-2025, Albin Kurti premtoi ndërtimin e unazës së jashtme të Prishtinës, por pesë vjet më vonë, projekti ka mbetur i bllokuar. Komuna e Prishtinës fajëson Kurtin për vonesat, duke theksuar se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka miratuar financimin prej 206 milionë eurosh, përfshirë 82 milionë euro mjete të pakthyeshme që mund të humbin. Drejtori i Urbanizmit, Arber Sadiku, thotë se projekti do të sjellë zhvillim ekonomik për Prishtinën, duke lidhur zona industriale me unazën. Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, e konsideron unazën si një zgjidhje jetike për trafikun e qytetit. Detajet i gjeni në kronikën më poshtë: