Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Informimi për liberalizim – Fushata nis me një orë vonesë (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 05.10.2023 20:20

Heqja e vizave për Kosovën konsideron se u tejvonua, por në kohë nuk erdhi as vet.

Kryeministri Albin Kurti, me 60 minuta vonesë doli në sheshin Skenderbeu në kryeqytet ku do të lansohet fushata informuese për liberalizimin e vizave, transmeton klankosova.tv.

Para arritjes në cak i duhet t`ia lëshojë sytë pak fjalimit. Nuk lë pa iu përgjigjur edhe 5 pyetjeve në aplikacionin online, ku fiton një kapelë e qantë.

Kur mori fjalën tha se vitin e shkuar punuan fort për ta futur këtë temë në agjenden e Bashkimit Evropian.

Pjesa informative me broshura, fotografi e video, përfshin afatet e qëndrimit deri 90 ditë brenda 180-ve, por ka edhe kufizime pasi ndalohet punësimi e shkollimi gjatë qëndrimit në zonën schengen.

Kampanja që nisi me kryeqytetin por do vizitojë rreth 20 komuna, u mirëprit nga qytetarët.

Lëvizja pa viza në zonën schengen për të gjithë shtetasit kosovarë do të nis më 1 janar 2024.

lajme të ngjashme