Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Informaliteti shqetësim për mjedisin e biznesit në vend

NULL NULL
09.02.2018 14:39
Në tryezën "“Luftimi i informalitetit: Hapat e deritanishëm dhe rruga përpara” u diskutua mbi sfidat me të cilat është ballafaquar Kosova në këtë fushë gjatë dekadës së parë si shtet i pavarur si dhe rekomandimet për veprimet që duhen ndërmarrë gjatë viteve në vijim për të ndihmuar në zbutjen e shkallës së informalitetit

Shkalla e lartë e informalitetit vazhdon të mbetet një nga shqetësimet kryesore në mjedisin e të bërit biznes në Kosovë, ishte konkluza e tryezës së organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës.

Arian Zeka, drejtor i saj, theksoi se informaliteti përpos ndikimit të drejtpërdrejtë që ka në mbledhjen e të hyrave për buxhetin e vendit, në masë të madhe ndikon në krijimin e një konkurrence të pabarabartë në treg, ku pala më e dëmtuar janë kompanitë serioze që njëherit janë edhe tatimpaguesë të rregullt.

Ndërsa, Sakip Imeri, drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, sqaroi përpjekjet e institucionit të cilin ai drejton në luftimin e informalitetit, duke nënvizuar se që nga shpallja e pavarësisë ka pasur disa ndryshime të legjislacionit, por edhe reforma në administratë me qëllim që të lëvizet drejtë sistemeve elektronike të deklarimit dhe pagesës së tatimeve.

 

 

lajme të ngjashme