Info Magazine: Veteranët vërshojnë Qeverinë NULL NULL 05/10/2015 05/10/2015 Sot në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, duke filluar nga ora 17:30 në studio me Kushtrim Sadikun do të diskutohet rreth marrjes së vërtetimeve për aplikim për pensione të veteranëve të luftës. Xhevdet Qeriqi- Kryetar i këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së dhe Faton Klinaku- Sekretar i OVL- UÇK, do të debatojnë lidhur me mënyrën e aplikimit për pensione nga ana e veteranëve, shumën e ndarë nga qeveria, pakënaqësitë e veteranëve dhe të gjitha çështjet që i preokupojnë ata.