Info Magazine: Nisma për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale NULL NULL 14.08.2020 16:31 14.08.2020 16:31 Edicioni i sotëm i Info Magazine i kushtohet një teme që është riaktualizuar përsëri. Nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara do të trajtohet në debatin me ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, që ka votuar pro kësaj gjykate dhe Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku. Pse (s) duhet të ndryshohet ky ligj? Sa është e mirë ose jo për Kosovën që të ndodhte kjo? Kush pritet e kush jo që të ndryshojë qëndrim karshi kësaj gjykate? Poashtu në edicionin e sotëm sot të flitet edhe për takimin e 2 shtatorit në Uashington në mes të Kosovës dhe Serbisë. Për këtë çështje në linjë direkte nga Uashingtoni do të jetë Martin Vulaj, Ish drejtues i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në SHBA *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.