Info Magazine: Bashkim Ramosaj dhe Mazllum Baraliu NULL NULL 31.05.2016 16:08 31.05.2016 16:08 Në edicionin e sotëm të Info Magazine në Klan Kosova, do të mund të përcillni debatin në mes Mazllum Baraliut – Profesor në Universitetin e Prishtinës dhe Bashkim Ramosajt – Drejtori i Administratës në Komunën e Deçanit. Gjatë debatit do të flitet për vendimin që Komuna e Deçanit ka marrë për të hyrë në grevë, si shenjë kundërshtimi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pronat “Apiko” dhe “Iliria”, t’i njihen si prona Manastirit të Deçanit. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, kishte marrë vendim që Manastirit të Deçanit t’ia njihte pronësinë mbi tokat e ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”. Ky vendim i Kushtetueses, ka hasur në kundërshtimin e banorëve të Deçanit që gjatë javës që shkoi organizuan edhe një protestë në qytet ku morën pjesë rreth 1000 qytetarë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025