Influencerja Berisha: Kukullën Labubu nuk do ia blija kurrë fëmijës tim, aq më pak vetes (VIDEO) NULL NULL 04.07.2025 14:41 04.07.2025 14:41 Influencerja Lena Berisha ka shprehur qëndrimin e saj kritik ndaj trendit të fundit me kukullën Labubu, e cila është kthyer në një nga lodrat më të kërkuara, sidomos në mesin e të rinjve. E ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ajo tha se fenomeni i përhapjes së kësaj lodre është pjesë e valës virale të trendeve që marrin vëmendje të paarsyeshme në rrjete sociale. “Sipas mendimit tim është vetëm një kukull e pahijshme që është bërë virale, sikur plot modele, moda e trende të tjera që po bëhen. Mendoj se po i japin një famë kot”, tha Berisha. Ajo shtoi se ka hasur edhe në teori konspirative që po qarkullojnë për kukullën në rrjetet sociale, por theksoi se nuk do ta blinte kurrë për një fëmijë. “Nëse unë do të kisha një fëmijë, asnjëherë nuk do t’ia blija një kukull si Labubu, e aq më pak për vete”, shtoi ajo./Klankosova.tv. Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 3 orë më parë