Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Influenca B, virusi i gripit që ndikon në frymëmarrjen tuaj

NULL NULL
11.01.2016 08:25

Influenca B, është një virus i gripit që ndikon në sistemin e frymëmarrjes, e që shkakton probleme në këtë sistem për shkak të infeksionit respirator, probleme të stomakut dhe temperaturë të lartë, transmeton Klan Kosova.

Ky virus i gripit zakonisht është ajror e që transferohet tek të tjerët përmes inhalacionit nëpërmjet hundës apo gojës.

Ky virus edhe pse është i shërueshëm, një grip i tillë që përcillet me Influencën B, mund të jetë fatal për foshnja dhe të moshuar ngase nëse ky virus nuk trajtohet menjëherë ajo mund të çojë në pneumoni bakteriale, transmeton Klan Kosova.

Shkaqet më të zakonshme kur njeriu mund të preket nga Influenca B, është ekspozimi ndaj virusit nëpërmjet pikave të lagështisë të infektuara e që lirohen nga momentet kur flisni, kollisni apo teshtini.

Për fat të keq gripi me Influencë B, është jashtzakonisht ngjitës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.