Inflacioni shënon rënie në Amerikë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Inflacioni shënon rënie në Amerikë

NULL NULL
10/08/2022

Çmimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rritën me shpejtësi muajin e kaluar, por rënia e çmimit të naftës ndihmoi në lehtësimin e rimtit.

Norma vjetore e inflacionit, ritmi sipas së cilit rriten çmimet, ishte 8.5 përqind në korrik, krahasuar me qershorin që ishte 9.1 përqind, ka njoftuar Departamenti i Punës, përcjell KlanKosova.tv.

Përveç energjisë, çmimet për shumë artikuj, përfshirë gjërat ushqimore dhe strehimin, vazhduan të rriteshin.

Shtimi i vendeve të punës mbetet mirë, por treguesit tjerë, si sentimenti i konsumatorit dhe bizneseve, janë prekur nga shqetësimi për rritje të çmimeve, të cilat janë duke u rritur më shpejtë sesa në fillim të viteve ’80.