Inflacioni në ShBA, në luhatje - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Inflacioni në ShBA, në luhatje

NULL NULL
14.02.2023 17:57

Inflacioni në SHBA është zbutur për të shtatin muaj radhazi, por çmimet përsëri po vazhdojnë të rriten shumë më shpejt se sa konsiderohet e shëndetshme.

Norma e inflacionit me të cilën rriten çmimet, ishte 6.4 përqind në 12 muajt deri në janar, i nxitur nga kërcimet në kostot e banesave, ushqimit dhe energjisë.

Kjo ishte vetëm pak në rënie nga 6.5 përqind në dhjetor, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se do të duhet kohë për të stabilizuar çmimet, pavarësisht nga shenjat e fundit të përmirësimit.

Në mesin e ushqimeve, çmimi i biftekut ka pësuar rënie prej një viti më parë, por çmimi i vezëve ka shkuar 70 përqind më i lartë krahasuar me janarin 2021.

Çmimet për televizorë, telefona të mençur dhe vetura të përdorura ka shënuar rënie.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.