Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Infermierët dhe stafi mbështetës kundër COVID-19 të pakënaqur, do të protestojnë sot (VIDEO)

NULL NULL
25.05.2022 06:39
Foto ilustruese

Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar ndaj luftës së pandemisë COVID-19 do të protestojnë  për një orë sot para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo për shkak të pakënaqësive që kanë për mosmarrjen e pagave për gati tre muaj. Në një dokument të siguruar nga Klan Kosova thuhet se protesta do të fillojë nga ora 09:00 deri në 10:00.

“Ne, infermierët dhe stafi mbështetës të punësuar nga Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë paqësore do të shprehim pakënaqësitë tona lidhur me pagat të cilat nuk na janë dhënë për gati tre muaj”, thuhet në dokument.

Klan Kosova, ditë më parë, ka raportuar se  edhe stafi i angazhuar nga MSh-ja për procesin e imunizimit janë pa paga për gati dy muaj.

Po ashtu, asnjëherë nuk janë të bërë të ditura arsyet e këtyre vonesave. Mbi një mijë punonjës janë të angazhuar në luftën kundër pandemisë, njofton KlanKosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.