Infektohet një katërvjeçare me linë e majmunëve në Gjermani NULL NULL 09.08.2022 10:53 09.08.2022 10:53 Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me linë e majmunëve, ka thënë Instituti Robert Koch në Gjermani. Kjo është hera e parë që Gjermania identifikon këtë virus te fëmijët. Vajza, e cila jeton në shtëpi me dy të rritur – po ashtu të infektuar – aktualisht nuk ka simptoma. Fëmija nuk ka qenë në kontakt me askënd jashtë shtëpisë. Ky lajm vjen pasi autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë identifikuar adoleshentët e parë të infektuar me këtë virus një javë më parë. Më pak se tre muaj pas raportimit të rasteve të para të infektimit me linë e majmunëve në Gjermani, autoritetet kanë regjistruar 2.916 raste të tilla. Pothuajse shumica e rasteve janë meshkuj dhe vetëm shtatë gra. “Sipas njohurive aktuale, kontakti i ngushtë është i nevojshëm për bartje të patogjenit”, ka thënë Instituti Robert Koch. “Aq sa dimë, shumica e të infektuarve nuk përballen me sëmurje të rëndë”, ka thënë Instituti. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se pak fëmijë janë infektuar me këtë virus në nivel global. Ditë më parë, përhapja e lisë së majmunëve është shpallur emergjencë shëndetësore globale nga OBSH-ja./REL *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Lavrov i Rusisë takohet me Araghchin e Iranit, flasin për programin bërthamor të Teheranit 18 minuta më parë