Infeksionet me Covid-19 në Indi arrijnë në 100 mijë NULL NULL 19.05.2020 08:59 19.05.2020 08:59 Numri i të prekurve me Covid-19 në Indi ka tejkaluar 100,000 raste. Këto lajme vijnë një ditë pasi qeveritë e shtetit njoftuan lehtësime të konsiderueshme të masave pas bllokadës së vendosur për të frenuar përhapjen e virusit. Pavarësisht se bllokimi po lehtësohet, infeksionet në vend po vazhdojnë të rriten, gjë që disa ekspertë kanë thënë se është shkak për shqetësim pasi më shumë njerëz fillojnë të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Kjo është në kontrast me një numër vendesh evropiane që duket se kanë kaluar kulmin e infeksioneve. Disa parashikime janë që rastet në Indi do të arrijnë kulmin vetëm deri në korrik – shpejtësia me të cilën ndodh do të varet nga sa do të mbahet distanca sociale me sukses, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.