Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Indonezia nuk e ka në plan përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin

NULL NULL
12.04.2024 10:24
Ndërtesa Pancasila në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Xhakarta, Indonezi, më 20 gusht 2018
Ndërtesa Pancasila në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Xhakarta, Indonezi, më 20 gusht 2018

Indonezia “nuk ka plan për të përmirësuar marrëdhëniet diplomatike me Izraelin”, ka raportuar agjencia shtetërore e mediave Antara, duke cituar ministrinë e Jashtme.

“Theksoj se deri më tani, ne nuk kemi asnjë plan për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Izraelin, veçanërisht pasi Izraeli ende nuk i ka pushuar mizoritë e tij në Gaza deri më tani”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme indoneziane, Lalu Muhamad Iqbal në një deklaratë të enjten vonë, transmeton Klankosova.tv.

Deklarata erdhi disa orë pasi dy zyrtarë izraelitë i thanë CNN se Izraeli dhe Indonezia kishin zhvilluar diskutime për të normalizuar marrëdhëniet gjatë tre muajve të fundit.

Iqbal tha se Indonezia do të ishte “konsistente” dhe “në vijën e parë për të mbrojtur të drejtat e kombit palestinez”, sipas raportit të medias shtetërore.

lajme të ngjashme