Indiani ushqen kobrën helmuese me ujë nga shishja e tij (VIDEO) NULL NULL 18.02.2021 08:42 18.02.2021 08:42 Një indian shpëtoi një kobra të etur dhe potencialisht vdekjeprurëse, duke i dhënë ujë nga një shishe në gojën e gjarprit helmues. Videoja e shpërndarë nga oficerja e Shërbimit Pyjor Susanta Nanda, tregon burrin që besohet të jetë zyrtar në Shërbimin e Jashtëm Indian, duke mbajtur butësisht shishen e ujit ndërsa kobra pi, shkruan Upi, transmeton Klan Kosova. Burri prek kobrën me dorën tjetër për ta mbajtur gjarprin të qëndrueshëm dhe të qetë gjatë pirjes. “Dashuri dhe ujë. Dy përbërësit më të mirë të jetës”, shkroi Nanda në Twitter.