Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

India me mbi 6 milionë raste të koronavirusit

NULL NULL
28.09.2020 09:26
MUMBAI, INDIA SEPTEMBER 26: BMC medical staff conducts the Rapid antigen test and swab test at Mahim Navjeevan society, on September 26, 2020 in Mumbai, India. (Photo by Vijayanand Gupta/Hindustan Times via Getty Images)

India kaloi të hënën 6 milionë raste të koronavirusit, duke u bërë vendi i dytë në botë me këtë shifër të të prekurve nga ky virus.

Vendi regjistroi 82,170 raste të reja në 24 orët e fundit, sipas shifrave të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Familjes. I vetmi vend tjetër që raporton më shumë raste janë Shtetet e Bashkuara, të cilat tani kanë më shumë se 7.1 milionë infeksione, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i rasteve në Indi është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Nga rasti i parë me COVID-19 i regjistruar në Indi më 30 janar, u deshën gjashtë muaj që vendi të arrinte 1 milion infeksione.

Numri i vdekjeve të vendit qëndron në 95,542, me 1,039 vdekje të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme