Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

India dënon 24 persona për masakrën e Gujaratit

NULL NULL
02.06.2016 21:31

Një gjykatë në Indi i ka dënuar 24 persona për përfshirje në një prej masakrave më famëkeqe gjatë trazirave anti-myslimane të vitit 2002 në Gujarat.

Kurse nga akuzat janë liruar 36 persona të tjerë, transmeton Klan Kosova.

Aktivistët dhe të mbijetuarit e kësaj masakre kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke thënë që do të apelojnë për këtë vendim.

Këto trazira ishin më të këqijat që nga pavarësia e Indisë. Më shumë se 1 mijë persona, shumica mysliman u vranë pas shpërthimit të një zjarri që në fillim vrau 60 pelegrinë hindu.

Myslimanët u gjykuan për ndezjen e zjarrit, kurse hindut më vonë nga hakmarrja shkuan nëpër lagjet myslimane dhe qytetet përreth Gujarat për të kryer masakrën që ndodhi  për tri ditë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.