Indi: Covid-19 kthen dasmën në tragjedi, dhëndri vdes – infektohen 95 të ftuar NULL NULL 01.07.2020 22:47 01.07.2020 22:47 Një martesë në Indinë Lindore ka përfunduar në tragjedi pasi dhëndri vdiq nga Covid-19 vetëm dy ditë pasi lidhi kurorë. Mediat indiane raportojnë se 95 të ftuar u testuan pozitivë me koronavirus, përcjellë Klan Kosova. Megjithëse shumë qytetarë kanë qenë të etur për t’u rikthyer në jetën normale pas disa muajve masa të bllokimit, ngjarja tragjike shërben si një kujtesë se pandemia nuk ka mbaruar. Sipas Business Today , ngjarja, e cila po quhet një “super-përhapës” i madh për rajonin u zhvillua në 15 qershor dhe pati mbi 350 mysafirë në pjesëmarrje. Burimet pohojnë se dhëndri filloi të shfaqë simptoma të koronavirusit në maj kur u kthye në qytetin e tij të lindjes për përgatitjet e dasmës. Situata e tij u përkeqësua vetëm kur erdhi dita e madhe, duke shfaqur komplikacione të rënda gastrointestinale dhe madje duke kërkuar kujdes mjekësor në një spital në Patna. Sidoqoftë, familja e tij thuhet se e detyroi inxhinierin 30-vjeçar të programeve kompjuterike të vazhdojë me festimet. Ai ndërroi jetë vetëm dy ditë pas dasmës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.