Indeksi i Paqes – Kosova bie për tri pozita NULL NULL 26.06.2025 12:34 26.06.2025 12:34 Flamuri i Kosovës në një nga shkollat e vendit. Foto: AP Një javë më parë, më 19 qershor “Instituti për Paqe dhe Ekonomi” publikoi Indeksin Global të Paqes 2025. Në këtë indeks përfshihen të gjitha shtetet e botës, përfshirë këtu dhe Kosova. Në raport u përdorën 23 tregues sasiorë po ashtu dhe cilësorë për të matur gjendjen e paqes në tri fusha, për nivelin e sigurisë shoqërore, shkallën e konfliktit të vazhdueshëm vendor e ndërkombëtar, si dhe shkallën e militarizimit. Kosova sipas këtij raporti shënoi përkeqësim prej tri vendesh duke u renditur në pozitën e 63-të, transmeton Klankosova.tv. Vendi radhitet në mes të tabelës para Serbisë, Zambisë, Moldavisë, Uzbekistanit, Qipros, Senegalit, Liberisë, Jordanisë, Tanzanisë, Malauit, Francës, Paraguait, Nepalit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Republikës Dominikane, Tunizisë, Guinenë Ekuatoriale dhe Bolivisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.