Incidenti në Francë, plagosen 7, mes tyre edhe sulmuesi (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 11.01.2023 21:52 nga Iliri Pireva 11.01.2023 21:52 Vendi ku ndodhi krimi u rrethua. Në një stacion të trenit në Paris, një person plagosi gjashtë vetë përpara se të qëllohej nga policia. Mëngjesin e së mërkurës i dyshuari që mbante një armë të mbrehtë u hodh mbi nje burrë të cilën e theri 15 herë e më pas goditi edhe pesë persona të tjerë. Reagimin e shpejtë të policisë e cila plagosi sulmuesin në gjoks e falënderoi ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, që doli në vendin e ngjarjes. Agresori i cili tashmë është në gjendje kome, nuk dihet ende nëse ka ndonjë lidhje me grupet ekstremiste Personi i parë që u qellua 15 herë po ashtu është në gjendje të rëndë derisa në mesin e të plagosurve përveç pese civilëve, është edhe një agjent i policisë kufitare.