Inaugurohet ujësjellësi i ri në fshatin Zasellë (FOTO) NULL NULL 19.01.2020 13:58 19.01.2020 13:58 Në fshatin Zasellë të Mitrovicës është inauguruar sot ujësjellësi i ri. Ky është një projekt shumë i nevojshëm për banorët e këtij fshati të cilët më parë përballeshin me mungesë të madhe të ujit, njofton Klan Kosova. Në ceremoninë që u zhvillua në oborrin e shkollës së këtij fshati, mori pjesë edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe mysafirë të tjerë të qeverisjes lokale. Aty u bë e ditur se punimet që kanë filluar nga viti 2015, kanë kushtuar rreth 200 mijë euro. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.