IML thotë se ende nuk ka raport preliminar për autopsinë e 27 vjeçarit nga Lipjani NULL NULL 08.07.2025 17:43 08.07.2025 17:43 Institutit i Mjekësisë Ligjore ka njoftuar nuk ka dalë ende më raport preliminar për autopsinë e 27 vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta. Nga IML thanë se raporti që ka dalë në media nuk është i vërtetë, duke shtuar se me urdheresë nga Prokuroria e Shtetit, dje në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) është kryer autopsia për të ndjerin Agon Zejnullahu. Tutje, bëhet e ditur se, autopsia është kryer nga ekipi i udhëhequr nga eksperti mjeko ligjor kujdestar dhe me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve policor të caktuar nga Policia e Kosovës. “Autopsia është kryer nga ekipi i udhëhequr nga eksperti mjeko ligjor kujdestar dhe me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve policor të caktuar nga Policia e Kosovës. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorin e Shtetit që e ka rastin dhe jemi duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të cilat janë marrë gjatë autopsisë në mënyrë që të hartohet sa më shpejt raporti i autopsisë”, shkruan nga IML. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 1 orë më parë