Imazhi i Kosovës në një studim 370 faqesh NULL NULL 07.07.2015 17:04 07.07.2015 17:04 Doli libri më i ri shkencor “Komunikimi në diplomacinë publike”, i autorit Hasan Saliu, botim i AAB-së. Libri i cili flet për imazhin ndërkombëtar të Kosovës me parathënie të Artan Fugës, ka gjithsej 374 faqe dhe gjendet edhe në libraritë e Prishtinës dhe Tiranës. Akademik Fuga thotë se autori i këtij libri Hasan Saliu ka punuar disa vite rresht për ta nxjerrë këtë libër që lexohet për disa orë, aq i qartë dhe i struktuar mirë që është. Autori Saliu thotë se ky libër shkencor ngërthen trajtimin e një sistemi të ndërlikuar ku marrin pjesë aktorë të ndryshëm shtetërorë dhe joshtetërorë të cilët komunikojnë me publikët e huaj me qëllim që t’i informojnë dhe ndikojnë ata. Libri është i organizuar në tri pjesë të ndarë me kapituj dhe poashtu gjendet edhe në Bibliotekën e AAB-së e cila do të jetë në dispozicion të studentëve dhe stafit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Gjata: Në video s’është Parashqevia, ajo ka miq shumë të fuqishëm – mund t’i ulë në tokë edhe satelitët e Muskut 3 orë më parë
Kulturë A është kjo Parashqevi Simaku? Një video e një televizioni amerikan ngjall dyshime se ajo jeton me ndihma sociale 19 orë më parë