Imami nga Peja vdes aksidentalisht në xhami NULL NULL 12.04.2019 08:40 12.04.2019 08:40 Imami nga Peja, Ramë Blakaj, ka ndërruar jetë pasditën e djeshme. Klan Kosova merr vesh që shkak i vdekjes ishte një incident me rrymë në xhaminë e fshatit Novosellë të Pejës. Këtë rast për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Me datën 11.04.2019 është informuar Policia për një rast në Novosellë në Pejë nga dëshmitarët e ngjarjes. Patrulla ka arritur në vend dhe ka vërejtur viktimën në dysheme” “Në vendngjarje ka arritur emergjenca me ekipin. Hetimet për këtë rast kanë filluar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”. Imami me prejardhje është nga fshati Vrellë e Istogut, ndërsa detyrën e tij e kishte ushtruar në xhaminë e fshatit Novosellë. Para dy muajsh, Ramë Blakajt i kishte vdekur edhe vëllai i tij 40 vjeçar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buxhovi: Serbia e ka shfrytëzuar vazhdimisht 'Vidovdanin' për të prodhuar nacionalizëm (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova "Vidovdani", 17 të shoqëruar në polici - njëri shqiptar ndalohet për armëmbajtje pa leje 3 orë më parë