Iluzione optike që luajnë me mendjen tuaj (Foto) NULL NULL 19.04.2016 17:00 19.04.2016 17:00 Iluzionet optike janë imazhe që perceptohen ndryshe nga realiteti objektiv. Me fjalë të tjera, bëhet fjalë për dredhinë e syrit. Disa iluzione optike janë sqaruar vite më parë, derisa të tjerët ende mbeten mister. Klan Kosova ka gjetur disa iluzione më shumë për ju, të cilët do t’ju bëjnë të dyshoni në sytë tuaj. Bëni kujdes: Disa prej tyre mund të shkaktojnë çorientim të lehtë. A është kjo mace duke shkuar lartë apo poshtë shkallëve? A është kjo bretkosë apo kalë? Kjo në fakt është një fletë letre… e palosur në mënyrë të duhur Tre femra të bukura? Tani le ta rrokullisim këtë imazh me kokë poshtë A është kjo dritare e vendosur në të majtë apo në të djathtë të ndërtesës? Dhoma Ames Me të hyrë në këtë vend, njerëzit me lartësi mesatare duket se bëhen shkurtabiqë ose gjigantë. Kjo dhomë u krijua nga okulisti Adelbert Ames Jr. në vitin 1934. Katër rrathë Posteri lëvizës Lëvizni lart e poshtë dhe do të shihni fotografinë e mëposhtme “në lëvizje”.